Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku me rastin e festës së 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shprehi nderime dhe falënderime për gjitha gratë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për punën, përkushtimin si dhe profesionalizmin e treguar.
Zëvendësministri z.Tafarshiku uroi të gjitha zonjave prezente festën e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të gruas më dëshirën që të vazhdojnë më punë kualitative të jenë të respektuara të lumtura dhe suksesi i tyre të vazhdojë me bashkëpunim dhe të punojnë shumë që të përmirësojnë pozitën e femrës në shoqërinë tonë, sepse kështu fuqizojmë familjen, zhvillojmë shoqërinë dhe sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Në emër të Ministrisë së zhvillimit Rajonal Zëvendësministri z.Tafarshiku në fund të ceremonisë zonjave në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin në MZHR ju dhuroi nga një vazo me lule.