Më datë 29.03.2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal se bashku me AZHR – Jug realizuan takim konsultative me bizneset që operojnë në komunën e Prizrenit, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, ka filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre takimeve është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.
Në këtë takim konsultativ morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bizneseve të Rajonit Jug të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në këtë Thirrje.
Në këtë takim morën pjesë : Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku, përfaqësues nga AZHR Jug si dhe përfaqësues të klubit të bizneseve "Esnaf".