Sot më datë 04 Prill 2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal se bashku me AZHR – Lindje realizuan takim konsultative me bizneset që operojnë në komunën e Gjilanit dhe komunën e Ferizajt, në kuadër të aktiviteteve informuese dhe zhvillimore, ka filluar me ciklin e takimeve konsultative me bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre takimeve është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024. Në këtë takim konsultativ morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të bizneseve të Rajonit Lindje të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në këtë Thirrje.
Në këtë takim morën pjesë : Zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku dhe z.Elldin Uglari, znj.Arta Maloku udhëheqëse e DKP- së, z.Agim Zeka-Drejtor i AZHR Lindje si dhe nënkryetarja e komunës se Gjilanit znj.Leonora Morina Bunjaku përfaqësues të tjerë të MZHR-së dhe komunave në fjalë.