Sot më 16 Prill 2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat në Kosovë e mbështetur nga Qeveria e Suedisë organizuan konferencen "Të bëhemi kreativ për zhvillimin rajonal".
Konferencën e hapi Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, i cili iu uroj mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësve dhe theksoi që kjo konferencë ofron mundësi për bashkim të ideve dhe politikave të kohezionit në Bashkimin Evropian, me fondet e saj strukturore dhe investime, ofron një plan për zhvillim të balancuar, reduktimin e pabarazive dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme.
"Duke përafruar strategjitë tona me standardet evropiane dhe duke përdorur këto fonde, ne mund të rrisim përpjekjet tona zhvillimore, duke siguruar që Kosova jo vetëm të përparojë në kontekst të zhvillimit rajonal, por edhe të integrohet më mirë në kornizën evropiane. Ky rreshtim nuk është vetëm strategjik, është thelbësore për të ardhmen tonë kolektive duke hapur dyert për mundësi për rritje, inovacion dhe prosperitet".
Konferenca vazhdoi me fjalë rasti nga: z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë, znj. Arnhild Spence, Koordinatore për zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, z. Erfan Ali, Shef i Stafit / Drejto I Divizioni i Programit Rajonal dhe znj.Jessica Heneceke-Dahl- Këshilltare e lartë.
Dita e Parë e Konferencës filloj punimet me diskutimet dhe bashkë bisedimet, prezantimet në panelin e parë me temen: Qasjet inovative për të rritur atraktivitetin turistik të rajoneve. Paneli ishte i përbër nga: z.Besim Kamberaj - Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së dhe Mentor Bojku-Themeleues, Menaxher i destinacioneve me moderatore znj. Besnike Kocani, Këshilltare për Planifikim Hapësiron/Urban, UN-Habitat Kosova.
Konferencës vazhdoi punimet sipas agjendës me prezantimet, diskutimet dhe bashkë bisedimet e panelit të dytë me temën: Fuqia e iniciativave lokale në rritjen ekonomike rajonale. Panelu u udhëheq nga z. Ali Tafarshiku, zëvendës Ministër, Ministria e Zhvillimit Rajonal I përbërë nga z. Ylber Çitaku – UD.Drejtor i Departmentit për Zhvillim Rajonal, znj. Arieta Pozhegu, Drejtore Ekzekutive, znj. Ylle Bylykbashi Byci, Themleuese & Menaxher, z. Kujtim Lepaja, Drejtor Ekzekutiv, z. Gani Imeri, Themelues & Menaxher dhe Z. Perparim Ameti - Shef i Departamentit të Gjeodezisë.
Në panelin e tretë u diskuatua tema: Nxitja e inovacionit, ndërmarrësisë dhe industrisë kreative në rajone, po ashtu u diskutua dhe u prezantuan prezantimet e përbër nga panelistët: z.Kreshini Thaçi –Udhëheqës I Divizionit për Promovim e Investime në KIESA, Znj. Aferdita Pllana Ibrahimi, Kryetare nga Oda Ekonomike Nordike në Kosovë, znj. Zana Sokoli, Këshilltare për Planifikim Hapësinor/Urban, z. Visar Geci, Themelues/CEO ‘Innarch’, z.Aferdin Haxhimurati, Themelues/CEOAgi Haxhimurati LLC, znj. Hana Zeqa, Themeleuese, Dizajnere e Modës Fight or Flight, znj. Agnesa Belegu, Ligjëruese dhe Dizajnere seniore e lojërave Studio Maxis Universiteti AAB, znj. Erlina Llabjani, Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim/ Moderatore e Panelit.
Në sesionin përmbyllës z. Besim Kamberaj – ud.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal prezantoi konkluzionet përfundimtare të dala nga Konferenca, dhe në fund të konferencës u realizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të dala nga aplikimi në Konkursin e Fotografisë dhe Videos "Unë e Dua Rajonin Tim".