Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 26/04/2024 , Eko Klubi i Shkollës së Mesme "Kuvendi i Lezhës" në Viti në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme “Kuvendi i Lezhës" në Viti dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit - Ndikimi i Rinisë në Mjedis.
Me atë rast, moderimin dhe prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti; Drejtori i shkollës nikoqire; Përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga; Menaxheri i projektit YENI nga Caritasi Zviceran, z. Bardh Xerxa; si dhe Përfaqësuesi i OJQ “CEDE”, z. Aben Veliu.