logo

Ministri Demiri realizoj një vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri me bashkëpunëtorë: Zëvendësministren zj. Magbule Shkodra dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Fatos Qerimi, me datë 17 dhe 18 korrik 2018, realizoi një vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë.

Ministri Demiri u takua me Ministrin e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë z. Kreshnik Bekteshi dhe me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie. Ministri Demiri dhe Ministri Bekteshi, diskutuan lidhur me përvojat e zhvillimit rajonal të të dyja vendeve, krijimit të politikave dhe funksionimit të strukturave në nivel rajonal, si dhe çështjet të cilat mund të adresohen për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.

Ministri Demiri theksoi se e vlerëson me shumë interes bashkëpunimin me strukturat institucionale të fushës së zhvillimit rajonal të Republikës së Maqedonisë dhe u zotua se MZHR përmes zyrtarëve të asaj me përkushtim do të realizoj të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë të cilat do të dalin gjatë procesit të bashkëpunimit Kosovë – Maqedoni.

Ndërsa, Ministri i Ekonomisë z. Bekteshi, ofroi përkrahjen dhe vullnetin e tij për bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, pse jo edhe me konkretizim përmes nënshkrimit të dokumenteve përkatëse të bashkëpunimit.

Në fund, Ministri Demiri dhe Ministri Bekteshi mbajtën edhe një konferencë për media.