logo

Ministri Demiri takoj Ambasadorin e Kosovës në Francë z. Qëndrim Gashi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Francë, Ministri Demiri realizojë një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë z. Qëndrim Gashi.

Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet që realizohen nga dy institucionet në fjalë, fushat e mundshme të bashkëpunimit ndër-institucional në fushën e zhvillimit rajonal, si dhe interesimin e MZHR-së për pjesëmarrje në nisma rajonale që zhvillohen në Francë.

Ministri Demiri dhe Ambasadori Gashi, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen, në fushën e zhvillimit rajonal: Kosovë – Francë.