logo

Ministri i Zhvillim Rajonal z.Rasim Demiri ka inspektuar punimet në fshatrat Reqan, Nebrogoshtë dhe Mushnikovë

Sot Ministri i Zhvillim Rajonal z.Rasim Demiri me bashkëpunëtorët e tij kanë inspektuar punimet e projekteve që financohen nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Prizrenit në fshatrat Reqan, Nebrogoshtë dhe Mushnikovë, vlera e këtyre projekteve është 120,000.00 Euro.

Në ditët në vijim Ministri do të vizitojë edhe fshatrat Grnqar dhe Skorobishtë ku janë duke u realiuzuar punimet.