logo

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri po qëndron për vizitë zyrtare në Francë

Ministri Demiri dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Fatos Qerimi, janë duke realizuar një udhëtim zyrtar në Francë, për të marrë pjesë në aktivitetin: The 2019 Paris International Agricultural Show. Ky aktivitet filloj me datë 22 shkurt 2019 ku hapjen e bëri Presidenti Frances Emmanuel Macrom, dhe zgjatë deri me datë 03 Mars 2019.

Në kuadër të agjendës së udhëtimit zyrtar, ditëve në vijim, Ministri Demiri do të realizojë takim me Ambasadorin e Kosovës në Paris z. Qëndrim Gashi, me përfaqësues të bizneseve kosovare që po marrin pjesë në panairin në fjalë, si dhe me përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave franceze, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen.