logo

Ministri për Zhvillim Rajonal z. Rasim Demiri ka vizituar Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë z. Kristian Heldt

Sot Ministri për Zhvillim Rajonaj z. Rasim Demiri ka vizituar Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë z. Kristian Heldt.

Vizita rrodhi në një atmosferë të këndshme ndërsa me Ambasadorin Heldt, Ministri Demiri ka biseduar për shumë çështje të cilat janë aktuale në Kosovë.

Ministri Demiri ka veçuar në rend të parë ndihmën Gjermane në Kosovë, përkatësishtë organizatës zhvillimore gjermane “GIZ” ministrisë në krye të së cilës është.

Ambasadori i Gjermanisë, Kristian Heldt ndër të tjerash tha se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të ketë përkrahjën e organizatës zhvillimore Gjermane “GIZ” në të gjitha regjionet në Kosovë.