logo

Ministri Rasim Demiri ka inspektuar punimet në Vitomiricë ku po ndërtohet qendra kulturo – rinore

Qendra kulturo-rinore në Vitomiricë këto ditë edhe zyrtarisht filloi punimet për ndërtimin e saj me mjetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal sikurse edhe të Komunës së Pejës.

Kjo ishte arsyeja e vizitës së Ministrit për Zhvillim Rajonal z.Rasim Demirit sot në Pejë.

Ministri Demiri me rastin e inspektimit të punimeve në këtë qendër kulturo-rinore në Vitomiricë ka shprehur kënaqësinë me ndërtimin e këtij ndërtimii cili të rinjëve të këtij rajoni do të ju shërbejë si urë për shoqërim si dhe në organizimin e aktiviteteve kulturore.

Ministri Demiri ka theksuar se me këtë projekt, Ministria në krye të së cilës është ai, ka filluar realizimin e projektit për rajonin perëndim – Pejë e i cili do të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm nënkuptohet me mjete më të larta.

Sa i përket projektit të qendrës kulturo-rinore ajo do të jetë një shembull i multietnicitetit në Kosovë i cili do të shërbejë për të gjithë banorët që jetojnë në atë rajon.

Shuma e projektit të qendrës Kulturoro-rinore është 220 mijë euro, prej të cilave 125 mije janë të ndara nga nga Ministria e Zhvillimit Rajonal ndërsa 95 mijë nga Komuna Pejë. Projekti i qendrës kulturo-rinore do të jetë në një hapsirë prej një mijë e njëqind metër katror, deri sa punimet pritën të përfundojnë deri në fund të muajit Dhjetor të këtij viti.