logo

Ministria e Zhvillimit Rajonal, mbajti konferencën e fund vitit

Ministria e Zhvillimit Rajonal, mbajti konferencën e fund vitit, hapjen e konferencës e bëri Sekretari i Përgjithshëm z. Fatos Qerimi i cili falenderoj të pranishmit kryetarët e komunave, përfaqësuesit e bizneseve, donatorët dhe të gjitha institucionet që kanë bashkëpunuar me MZHR-në

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri tha se “Kjo ministri është shembull për të gjitha ministritë, për të gjitha komunitete pakicë, kemi lejuar të përfshihen komunitet pakicë , pakicat asnjëherë s’kanë qenë më prezentë në politikë. Përmes programit kemi realizuar më shumë se 600 vende pune me buxhet mjaftë të vogël ndërsa vitin e ardhshëm shpresoj të kemi një buxhet më të madh”.

Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj ka vlerësuar punën e ministri Demiri ai tha se ” Angazhimi i komuniteteve pakicë është shumë i sinqertë . Kam porositur Rasimin të gjej punët të cilat nuk janë kryer asnjëherë. Unë kam punuar që ta krijojmë një besim dhe s’kam leju që marrëdhëniet tona me dëmtu komunitetët”, ka thënë Haradinaj.

Z. Fatos Qerimi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ka folur për rezultatet e kësaj ministrie për vitin 2018-të, sipas tij “MZHR-ja ka përcaktuar objektivat për 4 vitet e ardhme 2017- 21, kemi themeluar grupin punues ndër rajonal. Janë ndarë 2 milionë euro për 18 komuna me 22 projekte me nga 20 mijë deri në 50 mijë euro. Janë zgjedhur 148 përfitues. Në qendër 32 projekte, veri 35 projekte, lindje 29 projekte, jug 32 projekte”, ka thënë z. Qerimi.

Në fund MZHR-ja bëri përzgjedhjen e punëtorit të vitit duke i ndarë mirënjohje Drejtorit të Departamentit për Analiza Socio-Ekonomike Rajonale z. Blerim Hasani.