logo

MZHR mban takimin e brendshëm për diskutimin e draft dokumentit “Profilet socio-ekonomike rajonale”

Sot më datë 18.03.2019, Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale (DPASER) prezantoj draft – dokumentin “Profilet Socio-Ekonomike Rajonale”, para Kabinetit të Ministrit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe stafit të lartë udhëheqës të MZHR-së.

Në takim morën pjesë: Zëvendësministrja Znj. Magbule Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm z. Fatos Qerimi, drejtorët e departamenteve të MZHR- së, si dhe Z. Jeton Mehmeti- Konsulent nga UNDP-ja.

Drejtori i Departamentit për Zhvillim të Analizave Socio-Ekonomike – Z. Blerim Hasani, prezantoj procesin e hartimit të draft – dokumentit, fazat e realizuara të konsultimit paraprak me nivelin qendror dhe lokal, si dhe hapat tjerë që do të ndërmerren në vijim për finalizimin dhe publikimin e këtij dokumenti.

Pas prezantimit të draft – dokumentit, të pranishmit paraqiten komentet e tyre, si dhe diskutuan metodologjinë e mbledhjes së të dhënave dhe saktësinë e tyre. Në fund, të pranishmit ofruan përkrahjen e tyre që ky dokument të finalizohet dhe publikohet, si dhe i njëjti të botohet si produkt i MZHR-së.