logo

MZHR realizon Punëtorinë me drejtorët komunal për zhvillim ekonomik të rajonit zhvillimor Perëndim

Në kuadër të planit për konsultim paraprak me komuna të Draft – dokumentit “Profilet Rajonale”, MZHR sot më datë 28.02.2019 mbajti në Pejë “Punëtorinë e përbashkët me drejtorët e drejtorive për zhvillim ekonomik, të komunave të rajonit zhvillimor Perëndim”: Pejë, Klinë, Istog, Junik, Deçan dhe Gjakovë.

Kjo punëtori, kishte për qëllim finalizimin e dokumentit “Profilet Rajonale – Perëndim”, e cila u organizua me përkrahjen e AZHR Perëndim.

Udhëheqësja e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, znj. Vjendita Avdiu Musliu, falënderojë të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i njoftoj në përgjithësi mbi qëllimin e takimit dhe rëndësinë e dokumentit “Profilet Rajonale”.

Në këtë takim, u prezantua drafti i dokumentit për profilin e rajonit Perëndim, si dhe të pranishmit dhanë kontributin e tyre, përmes komenteve dhe paraqitjes së të dhënave statistikore të komunave që përfaqësojnë.

Në fund, përfaqësuesit e komunave të lartshënuara, u zotuan se do ti japin komentet e tyre në draft edhe me shkrim, si dhe do të bashkëpunojnë me MZHR-në për finalizimin e këtij dokumenti.