Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka më datë 25.07.2024 priti në takim Deputetin e CHP-së nga Bursa z. Hasan Öztürk dhe zv.kryetari i Bashkisë së Bursa-s z. Mehmet Aydın Saldız.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësit e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve që kanë impakt të drejtpërdrejtë zhvillimin rajonal. Po ashtu, u diskutuan projekte socio-ekonomike dhe kulturore, investime e ndërsjella dhe marrëdhëniet mes qyteteve të binjakëzuara të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.