Divizioni për koordinim të zhvillimit Rajonal
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal, janë:
- Inkurajon bashkëpunimin në mes të rajoneve, për qëllim të identifikimit të fushave që kanë nevojë për zhvillim socio-ekonomik rajonal;
- Koordinon aktivitetet në përkrahje të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar dhe regjenerimit të vendeve të reja të punës;
- Përgatit dhe propozon modele për funksionimin e Agjensioneve përkatëse për Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me zyren e BE-së dhe akterët tjerë;
- Koordinon me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e tjera për zhvillimin e zonave ekonomike me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar;
- Koordinon dhe monitoron implementimin e Programeve të IPA-s që kanë të bëjnë me zhvillimin rajonal, në bashkëpunim me institucionet relevante;
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinimin e Zhvillimit Rajonal raporton tek Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal.