Divizioni për zhvillim dhe koordinimin e nismave rajonale
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për zhvillimin dhe koordinimin e nismave rajonale, janë si vijon:
- Zhvillon dhe merr pjesë në nismat dhe programet rajonale sa i përket zhvillimit rajonal në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diasporë si dhe ministritë e linjës, lidhur me këtë fushë;
- Planifikon dhe përgatit planin e veprimit për pjesëmarrje në nismat rajonale;
- Koordinon aktivitetet e bashkëpunimit rajonal me ministritë e linjës, institucionet e tjera, si dhe mekanizmat ndërkombetarë që veprojnë në Republiken e Kosovës;
- Përgatit qëndrimet e Ministrisë për pjesëmarrje në nismat dhe takimet rajonale;
- Harton Raportin vjetor për Qeverinë lidhur me realizimin e programeve dhe pjesëmarrjen në nismat rajonale.
Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillimin dhe Koordinimin e nismave rajonale, raporton tek Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal.