Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Zhvillim Rajonal
    • Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë e radhës me grupin punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030.

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë e radhës me grupin punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030.

30 korrik 2019

SHARE
PRINT

Ky diskutim është në kuadrin e mbështetjes që po ofron Instituti KLGI për institucionet gjatë hartimit të politikave/legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.

Në këtë takim të ekipit hartues u diskutuan gjetjet dhe hartimi i treguesve për objektivat, njëherit duke analizuar objektivat dhe llogaritjen e vlerave bazë, gjithashtu është diskutuar lidhur me planin e veprimit.

Kjo strategji përcakton qëllimet dhe prioritetet afatgjata për zhvillim rajonal, njëkohësisht mundëson koordinim të politikave, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e balancuar të rajoneve. Para se gjithash, shërben si udhëzues i zhvillimit ekonomik lokal duke ndërmarrë iniciativa dhe implementuar projekte të përbashkëta zhvillimore. Njëherësh luan rol të rëndësishëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve për zhvillim rajonal nëpërmjet politikave dhe strategjive sektoriale, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e balancuar të rajoneve.

Megjithatë synimet e strategjisë duhet fokusuar te forcimi i rajoneve ekonomike dhe parandalimi i proceseve të margjinalizimit të zonave problematike. Njëkohësisht, duke vendosur kritere për zbatimin efektiv dhe partneritetit të aktiviteteve zhvillimore në rajonet socio-ekomomike. Andaj, përmes kësaj të sigurohet një rritje e qëndrueshme ekonomike nëpërmjet përdorimit efektiv të potencialeve lokale dhe rajonale me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

Kjo strategji do të kompletohet pas një studimi të gjatë dhe përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë akterëve, duke plotësuar objektivat e saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik rajonal.

Instituti KLGI, nëpërmes programeve te tij do të vazhdojë mbështetjen e institucioneve ne hartimin e politikave dhe legjislacionit te cilat prekin fushën e qeverisjes lokale ne Republikën Kosovës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Lajme të tjera

MZHR merr pjesë në punëtorinë e dytë virtuale të organizuar nga OECD MINISTRI I MZHR-SË PRITI NË TAKIM AMBASADORIN AMERIKAN Z.PHILIP KOSNETT Zyrtarët e MZHR-së morën pjesë në video konferencën me përfaqësuesit e UNICEF-it dhe partneret e tyre CSR Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Prizrenit

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Kushtetuta e Republikes se Kosoves
  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Stema e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë (Lagja Pejton).
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2021 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo