Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Zhvillim Rajonal
    • Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR viziton dy komunat e Rajonit Zhvillimor Lindje: Komunën e Ferizajt dhe Komunën e Gjilanit

MZHR viziton dy komunat e Rajonit Zhvillimor Lindje: Komunën e Ferizajt dhe Komunën e Gjilanit

20 tetor 2020

SHARE
PRINT

Në vazhdën e realizimit të Planit të vizitave në komuna, me qëllim të diskutimit të temave për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal vizituan dy komunat e Rajonit Zhvillimor Lindje: Komunën e Ferizajt dhe Komunën e Gjilanit.

Në komunat në fjalë, përfaqësuesit e MZHR-së u pritën nga drejtorët për zhvillim ekonomik dhe drejtorët për kulturë rini dhe sport. Përfaqësuesit e MZHR-së, prezantuan para komunave aktivitetet në realizim dhe vizionin për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar. Nxitja e komunikimit të komunave brenda rajoneve zhvillimore me qëllim të identifikimit të ideve dhe projekteve të përbashkëta me impakt ekonomik rajonal dhe koordinimit të aktiviteteve në fushën e zhvillimit rajonal, ishte gjithashtu një ndër temat e diskutimit në takim. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e MZHR-së, prezantuan edhe bashkëpunimet që MZHR ka me donatorë dhe aktiviteteve që do të realizohen në periudhën në vazhdim, për përkrahjen e bizneseve mikro dhe të vogla, në ndërtimin e kapaciteteve të tyre. Përfaqësuesit e komunave: Ferizaj dhe Gjilan, vlerësuan lartë vizitën dhe përkrahjen e MZHR-së për komunat, të realizuar qoftë përmes investimeve kapitale apo subvencioneve dhe granteve për biznese.

Nga diskutimet që u realizuan ndërmjet palëve, u evidentuan një mori e aktiviteteve të cilat mund të realizohen përmes bashkëpunimit të komunave të rajonit zhvillimor Lindje dhe MZHR-së. MZHR dhe përfaqësuesit e dy komunave në fjalë të rajonit zhvillimor Lindje, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit qoftë edhe me përfshirjen e më shumë komunave të këtij rajoni, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimeve të cilat kontribuojnë në zhvillimin socio - ekonomik të këtij rajoni zhvillimor.

Lajme të tjera

MZHR merr pjesë në punëtorinë e dytë virtuale të organizuar nga OECD MINISTRI I MZHR-SË PRITI NË TAKIM AMBASADORIN AMERIKAN Z.PHILIP KOSNETT Zyrtarët e MZHR-së morën pjesë në video konferencën me përfaqësuesit e UNICEF-it dhe partneret e tyre CSR Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Prizrenit

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Kushtetuta e Republikes se Kosoves
  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Stema e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë (Lagja Pejton).
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2021 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo