Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Zhvillim Rajonal
    • Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR konsulton ministritë e linjës për investimet kapitale të realizuara në vitin 2019

MZHR konsulton ministritë e linjës për investimet kapitale të realizuara në vitin 2019

03 qershor 2020

SHARE
PRINT

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbajti konsultimin virtual (online) me përfaqësuesit e ministrive të linjës lidhur me pasqyrimin e investimeve kapitale të realizuara në vitin 2019. Me këtë rast, MZHR prezantoj Draft – Analizën për investime kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë për vitin 2019.

Analiza në fjalë, trajton investimet kapitale të realizuara nga ministritë e linjës sipas rajoneve zhvillimore në vitin 2019, investimet kapitale të realizuara nga vet komunat bazuar në buxhetet e tyre lokale, si dhe rezultatet krahasimore të investimeve sipas rajoneve, komunave dhe sektorëve ku janë realizuar investimet. Përfaqësuesit e MZHR-së, theksuan se burimet për hartimin e Analizës, janë marrë nga Raporti i shpenzimeve Raporti i Ndarjeve Buxhetore dhe Shpenzimeve të Investimeve Kapitale për vitin 2019 i Departamentit te Thesarit të Ministrisë së Financave, raportet e pranuara nga ministritë e linjës për investimet kapitale të realizuara në vitin 2019, si dhe komentet e komunave të Republikës së Kosovës.

MZHR theksoj se përgatitja e kësaj analize hyn në funksion të monitorimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë dhe përmes hartimit dhe publikimit të këtij dokumenti, synon të ofroj një burim të rëndësishëm me të dhëna të sakta, dhe të cilat niveli lokal dhe qendror mund t’i shfrytëzojnë gjatë planifikimit të investimeve kapitale për vitet vijuese.

Përfaqësuesit e ministrive të linjës, e vlerësuan pozitivisht përmbajtën e dokumentit, ndërsa paraqiten edhe disa komente kryesisht lidhur me elementet tjera narrative që do të ishte mirë ti përmbante dokumenti dhe lidhur me shfrytëzimin e treguesve për pasqyrimin krahasues të investimeve të nivelit qendror nëpër komuna. Të gjithë, u pajtuan që ka nevojë për një planifikim edhe më të mirë të investimeve kapitale, të bazuar në nevoja të pasqyruara saktë dhe në kërkesa reale që mund të paraqiten.

Në fund, përfaqësuesit nga MZHR theksuan se pas përfshirjes së komenteve dhe para publikimit të Analizës, drafti final do të ju dërgohet edhe njëherë për shqyrtim dhe komente: ministrive të linjës dhe komunave.

Lajme të tjera

Delegacioni nga Turqia viziton MZHR-në Ministrisë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nën mbështetje të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)) organizoi punëtorinë e radhës lidhur me procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal. MINISTRI I ZHVILLIMIT RAJONAL NËNSHKRUAN MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E QEVERISJES, ZHVILLIMIT RAJONAL DHE BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Kushtetuta e Republikes se Kosoves
  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Stema e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2021 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo