Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Zhvillim Rajonal
    • Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR dhe Instituti KLGI mbajnë takimin virtual për diskutimin e Draft – Analizës për investime kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë në vitin 2019

MZHR dhe Instituti KLGI mbajnë takimin virtual për diskutimin e Draft – Analizës për investime kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë në vitin 2019

28 maj 2020

SHARE
PRINT

Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), sot me datë 28 maj 2020, mbajtën takimin virtual për diskutimin e Draft – Analizës së përgatitur nga MZHR lidhur me investimet kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në vitin 2019.

Me këtë rast, palët diskutuan për përmbajtjen e dokumentit dhe pasqyrimin e investimeve kapitale të realizuara nga Ministritë e linjës në rajonet zhvillimore, investimet kapitale të realizuara nga vet komunat, sektorët ku është investuar më së shumti dhe më së paku, si dhe rezultatet e dala sipas pesë (5) rajoneve zhvillimore në Kosovë: Qendër, Lindje, Jug, Veri dhe Perëndim. Me qëllim të monitorimit dhe promovimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar dhe marrë parasysh mandatin e saj ligjor për përgatitjen e analizave në këtë fushë, në konsultim me Ministritë e linjës, komunat dhe AZHR-të, MZHR do të publikojë edhe këtë vit Analizën e investimeve kapitale të realizuara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë për vitin 2019.

Në pamundësi të organizimit të takimeve dhe punëtorive në hapësira pune për shkak të masave kundër pandemisë COVID 19, palët diskutuan edhe lidhur me takimin virtual të organizuar për nesër me datë 29.05.2020, në të cilin do të marrin pjesë: drejtorë për zhvillim ekonomik të gjitha komunave të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të agjencioneve zhvillimore rajonale (AZHR-ve).

MZHR dhe Instituti KLGI, u dakorduan të organizojnë edhe takime tjera konsultative me Ministri të linjës dhe komunat, lidhur me shqyrtimin dhe diskutimin edhe të aktiviteteve tjera të parapara nga MZHR për realizim në vitin 2020.

Lajme të tjera

Delegacioni nga Turqia viziton MZHR-në Ministrisë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nën mbështetje të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)) organizoi punëtorinë e radhës lidhur me procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal. MINISTRI I ZHVILLIMIT RAJONAL NËNSHKRUAN MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E QEVERISJES, ZHVILLIMIT RAJONAL DHE BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka vizitoi komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Kushtetuta e Republikes se Kosoves
  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Stema e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2021 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo