Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Zhvillim Rajonal
    • Departamenti për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR në bashkëpunim me AZHR-Perëndim mbajti takimin me komunat e rajonit zhvillimor Perëndim, lidhur me prezantimin e dokumentit “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”

MZHR në bashkëpunim me AZHR-Perëndim mbajti takimin me komunat e rajonit zhvillimor Perëndim, lidhur me prezantimin e dokumentit “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”

09 qershor 2021

SHARE
PRINT

Sot me datë 09/06/2021, ditë e Mërkure, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) prezantoi para komunave, shoqërisë civile, si dhe bizneseve të rajonit Perëndim, dokumentin Strategjia për Zhvillim Rajonal.

Fjalën përshëndetëse e mori z. Fikrim Damka,  Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, i cili në mes tjerash potencoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në vazhdën e punës së saj ka arritur progres në aspektin e hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike, sikurse,  hartimi dhe miratimi i “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030” me datë 26.02.2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe ka  filluar e punën për themelimin e grupit punues për hartimin e “Ligjit për Zhvillim Rajonal”. Po ashtu, fjalën e mori edhe zv. Ministri i MZHR-së, z. Agon Dobruna, i cili potencoi gjithë mbështetjen e komunave të rajonit Perëndim, në kuptimin e rritjes së investimeve në projektetet ndër-komunale,  dhe rajonale.

Gjithashtu, takimin e përshëndeti edhe zv. Sekretari i MZHR-së z. Besim Kamberaj i cili theksoi se MZHR, marrë parasysh mandatin e saj ligjor ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të shumta në funksion të planifikimit dhe promovimit të zhvillimit rajonal të balancuar, në Kosovë. Po ashtu, një fjalë rasti e morën edhe përfaqësuesit e komunave të rajonit Perëndim, të cilët ma tej shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe kërkuan nga MZHR përkrahjen e projekteve që kanë karakter ndër-komunal dhe rajonal, me qëllimin kryesor stimulimin e zhvillimit ekonomik të barabartë.

Ma tej dokumentin Strategjia për Zhvillim Rajonal, para të pranishmeve e shpalosi z. Arbnor Sadiku - Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, në MZHR,  i cili potencoi se dokumenti “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, pasqyron sfidat, problemet dhe ngecjet në Kosovë,  në fushën e zhvillimit rajonal që duhen adresuar me qëllim të nxitjes së politikave të zhvillimit të barabartë ekonomik midis rajoneve zhvillimore ekonomike, të Kosovës.

Në takim mori pjesë edhe z. Sokol Luta udhëheqës i AZHR Perëndim, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit në rajonin zhvillimor Perëndim.

Lajme të tjera

MZHR realizon vizitë zyrtre në Turqi për fushën e menaxhimit të mbeturinave MZHR, UNICEF dhe Kosovo GenU, Rrjeti CSR organizojnë ceromoninë e nënshkrimit të kontratave të praktikantëve për Programin për Punë Praktike ”Kosovo Generation Unlimited” Ministria e Zhvillimit Rajonal, MZHR realizon takimin virtual me pesë (5) Agjensionet për Zhvillim Rajonal në funksion të avancimit të Analizës së Investimeve Kapitale të realizuar sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë për periudhën 2018-2020 Zëvendësministri z.Agon Dobruna mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga OJQ “ ICHAT”

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Kushtetuta e Republikes se Kosoves
  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Stema e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2021 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo