Me rastin e Festës së 28 Nëntorit Ditës së Flamurit Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal inaugurojnë Tregun dhe Parkun në fshatin Zhegër, projekt ky i ndërtuar në bashkëfinancim në mes MZHR-së dhe Komunës së Gjilanit nga Programi për Zhvillim Rajonal (PZHR).
Inaugurimi u bë nga zëvendës Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Arbër Ismaili, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik znj.Valbona Tahiri dhe zv.Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal nga MZHR z.Ylber Çitaku.
Përveç zyrtarëve të MZHR-së dhe të Komunës së Gjilanit prezent në ketë ceremoni ishin banorët e Zhegrës të cilët përmes përfaqësuesit të fshatit z.Muhadin Haziri i cili ne emër te fermerëve të fshatit foli për përmirësimin e kushteve dhe lehtësirat që ka krijuar ky projekt, njëkohësisht falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Komunën e Gjilanit për financimin e këtij Projekti, z.Haziri në mënyrë krejt miqësore apeloj që ndihma të vazhdohet me qëllim të kompletimit të infrastrukturës rreth Tregut dhe Parkut në Zhegër.
Simbolikisht ky projekt u bart tek Kryeshefi Egzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale "Tregu" z.Avdyl Jerliu.