MZHR me datë 23.03.2023 po merr pjesë në takimin e Nën-komitetit për energji, mjedis, transport, dhe zhvillim rajonal, ku në mes tjerash MZHR paraqiti të arriturat dhe progresin e arritur si dhe sfidat e paraqitura për gjatë një viti të punës para Komisionit Evropian dhe Zyres së BE-së në Kosovë.
Në takimin në fjalë, MZHR-në e prezantoi z. Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane/DIEKP, i cili raportoi progresin e arritur nga MZHR në këto fusha :
Zbatimi i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020- 2030 si dhe hartimin dhe miratimin e Planit të Ri të Veprimit 2023-2025;
Raportimi për progresin lidhur me leximin parë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, të Draft Ligjit për Zhvillim Rajonal të Balancuar;
Ngritja e kapaciteteve të zyrtareve të MZHR-së, lidhur me implementimin e politikave për zhvillim rajonal;
Raportimi lidhur me me aplikimin e Kosoves si dhe parashtrimi I kërkesës së Kosovës për mbështetje nga ana e Komisionit Evropian për tu bërë pjesë e programeve trans nacioanle Euro-MED, Adrion, si dhe Danub.
Në fund të video-konferencës të Nën-komitetit për energji, mjedis, transport, dhe zhvillim rajonal, z.Sadiku ofroi bashkëpunimin e vazhdueshëm në emër të MZHR-së lidhur me punën e nën-komitetit në fjalë.