Me datë 21 tetor 2024, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, mirëpriti në një takim zyrtar Zëvendësin e TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) z. Mahmut Çevik.
Gjatë këtij takimi u diskutua për investimet aktuale dhe të ardhshme të TIKA-s në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme të zhvillimit rajonal.
Ministri z.Damka vlerësoi mbështetjen e TIKA-s në projekte kyçe që ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në rajon, ndërsa z. Çevik konfirmoi përkushtimin për të vazhduar partneritetin strategjik për të mirën e zhvillimit socio-ekonomik të qëndrueshëm.