Nga data 28 deri më 31 Tetor 2024, zyrtarët e MZHR-së po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kongresi i Bizneseve të Vogla, të Mesme dhe të Mëdha” që mbahet në Katowice, Poloni.
Zyrtarët e MZHR-së znj.Refike Sulcevsi-Drejtoreshë e DIEKP, znj.Arta Ahmeti Xhylani- Drejtoreshë e DSHP, z.Arbnor Sadiku - Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane si dhe znj. Sevgi Buş Kika – zyrtare nga kabineti i ministrit, po marrin pjesë në këtë konferencë.
Konferenca ka për qëllim promovimin e politikave dhe strategjive të reja që mbështesin investimet dhe konkurrueshmërinë në sektorin privat. Pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndjekur praktika të mira që mund të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe në rritjen e investimeve, duke pasuruar procesin e hartimit të politikave për zhvillimin socio-ekonomik rajonal të Kosovës