Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, se bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, po marrin pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya, që po mbahet më 11–13 prill 2025 me temën “Përqafimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar”.
Forumi organizohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, dhe nën mikpritjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Gjatë forumit, Ministri Damka dhe Presidentja Osmani patën rastin të takohen edhe me Presidentin Erdoğan.
Ngjarja ka mbledhur mbi 20 krerë shtetesh dhe qeverish, mbi 50 ministra të punëve të jashtme, gjithsej mbi 70 ministra si dhe rreth 60 përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, duke e bërë atë një ndër platformat më të rëndësishme për dialog diplomatik në nivel global.