Duke vazhduar takimet e tij në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, Ministri ynë Fikrim Damka zhvilloi një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu, ku u diskutua bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë në kuadër të marrëdhënieve Kosovë-Turqi.
Ministri Damka shprehu falënderimet e tij për përkujdesjen dhe mbështetjen e treguar deri më tani ndaj pacientëve nga Kosova që janë dërguar për trajtim në Turqi.