Sot më datë 19 qershor 2025, në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2025–2027, Masa 1 (Faza 1), MZHR dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit “Renovimi i objektit të NPL ‘Stacioni i Autobusëve’ Gjakovë – Faza e II-të”.
Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini.
Programi PZHRB 2025–2027 synon përmirësimin e infrastrukturës bazë dhe ofrimin e mbështetjes për projekte me ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin socio-ekonomik në nivel lokal.
Investimi në renovimin e objektit të stacionit të autobusëve pritet të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës komunale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Gjakovës.