Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, priti sot në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), z. Abdullah Eren. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MZHR-së dhe TİKA-s, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të reja në të ardhmen.
Ministri Damka vlerësoi lart kontributin e TİKA-s në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi me këtë agjenci ka sjellë rezultate të dukshme në fusha të ndryshme të zhvillimit rajonal.
Nga ana e tij, kryetari i TİKA-s, z. Abdullah Eren, shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën përmes projekteve konkrete që nxisin zhvillimin rajonal.
Në takim morën pjesë edhe Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z. Tunç Angılı, Koordinatorja e TİKA-s në Kosovë, znj. Fulya Aslan, U.D Sekretare e Përgjithshme në MZHR, znj. Refike Sülçevsi dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.






