logo

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fatos Qerimi, po merr pjesë ne Konferencën e nivelit të lartë administrativ në mes të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fatos Qerimi, me ftesë të Qeverisë së Shtetit të Shqipërisë, është duke marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë Administrativ mes dy Qeverive të shteteve fqinje, e cila është duke u mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ky takim 3 ditor ka për qëllim shkëmbimin e përvojave mes dy shteteve, prezantimin mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive në nëntor 2017, shqyrtimin e mundësive të nënshkrimit të marrëveshjeve tjera nga sektorë të ndryshëm të qeverisë, shkëmbimin e ideve konkrete për unifikim praktikash dhe dokumentesh zyrtare mes dy qeverive si dhe diskutimet për marrëveshjet e reja që priten të nëshkruhen në mbledhjen e radhës mes dy qeverive.