logo
  • 29 Mars, 2018

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 Fatos Qerimi

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
Email: Fatos.Qerimi@rks-gov.net
Kontakti: 038 200 64 509 dhe +377 44 274 580

_________________________________________________

BIOGRAFIA

Fatos Qerimi u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, me datë 09.03.2018.

Z. Qerimi, u lind me datë 01.05.1978 në Prishtinë. Ka përfunduar Studimet Master – drejtimi: Kushtetutes Administrativ ( Program i Komisionit Evropian), Fakulteti Juridik, Univeristeti i Prishtinës. Ka mbaruar edhe një numër të konsiderueshëm të trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e hartimit dhe zhvillimit të legjislacionit, përafrimit të legjislacionit me Aqui Communitare të BE-së, Procedurë Administrative, si dhe është i Certifikuar në Prokurimin Publik.

Fatos Qerimi, është pjesë e shërbimit civil dhe administratës publike nga viti 2004, si dhe ka mbajtur disa pozita në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Nga muaji Gusht i vitit 2004 deri në muajin Janar të vitit 2005, ka mbajtur pozitën: Zyrtar i lartë për monitorim të Komunave, në kuadr të Ministrisë së Shërbimeve Publike. Në muajin Janar 2005, z. Qerimi është avancuar në pozitën: Udhëheqes i Divizionit për Reformë të Pushtetit Lokal në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, pozitë kjo të cilen e ushtroj deri në muajin Korrik të vitit 2012.

Nga muaji Korrik 2012 deri në Dhjetor të vitit 2013, mbajti pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve Komunale, ndërsa nga muaji Dhjetor 2013 deri në muajin Shtator 2017, ishte Udhëheqës i Divizionit të Veqantë për Prokurim Publik. Pozitën e fundit para se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm, z. Qerimi e ushtroj si Drejtor i Departamrentit Ligjor dhe për Monitorim të Komunave, të cilen e ushtroj deri më 08.03.2018.

Ai, ishte pjesë e shumë proceseve për hartim dhe zhvillim të legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale, administratës publike dhe shërbimit civil.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë, baba i Olses dhe Oltit. Flet mirë gjuhën serbe dhe gjuhen angleze.


.