logo

Sesioni informues në Rajonin Jug

Ministria e Zhvillimit Rajonal e mbështetur nga Agjensia për Zhvillimit Rajonal Jug, me datë 28.06.2018, në sallën e komunës së Prizrenit, ka organizuar sesionin informues me përfituesit e skemës së granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” (Lot 1, Lot 2 dhe Lot 3).

U.D Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve znj. Sabajete Kabashi, ka njoftuar përfituesit e skemës së granteve lidhur me procesin e mëtutjeshëm të implementimit të projekteve të financuara nga MZHR-ja, kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm, kriteret e pagesave, monitorimin, raportimin dhe hapat e tjerë deri në përfundim të projekteve.