logo

Sesioni informues në Rajonin Lindje

Ministria e Zhvillimit Rajonal e mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje, me datë 29.06.2018, në zyrat e AZHR-së Lindje në Gjilan, ka organizuar sesionin informues me përfituesit e skemës së granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” (Lot 1, Lot 2 dhe Lot 3).

U.D Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve znj. Sabajete Kabashi, ka njoftuar përfituesit e skemës së granteve lidhur me procesin e mëtutjeshëm të implementimit të projekteve të financuara nga MZHR-ja, kompletimin e dokumentacionit, kriteret e pagesave, monitorimin, raportimin dhe hapat e tjerë të nevojshëm deri në përfundim të projekteve.