logo

Sot Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri me anëtarët e kabinetit vizitoi Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën

Tema kryesore e takimit ishte bashkëpunimi ndërmjetë Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me Komunën e Prizrenit në fushën e projekteve infrastrukturore në Prizren Zhupë dhe Përgur.

Përveq bashkëpunimit ndërmjetë këtyre dy institucioneve, Demiri dhe Haskuka kanë biseduar edhe për shumë tema të tjera siç është edhe zgjidhja e problemit të rrëshqitjeve në Nebrogoshtë, fillimit të ndërtimit të Tunelit në rrugën Prizren-Reçanë, Qendra e mjeksisë familjare në Reçanë etj.

Ministri Demiri ka njoftuar Kryetarin e Prizrenit me aktivitetet të cilat ka ndërmarur në lidhje me rrëshqitjet që janë shfaqur në Nebrogoshtë dhe se me këtë problem është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjën e fundit të Qeverisë i premtoi Ministrit Demiri se do të dalë në ndihmë dhe se Ministrat kompetentë do të ndërmarin hapat konkretë në zgjidhjën e këtij problemi.

Gjithashtu janë dakorduar hapat konkretë të cilat Komuna e Prizrenit do ti ndërmarrë në bashkëpunim me institucionet e nivelit qëndror.

Kryetari Haskuka gjatë bisedës me Ministrin tha se Komuna së shpejti do të dërgojë njerëz të profesionalizuar të dalin në vendin e ngjarjës dhe të bëjnë një plan konkret me të cilin do të zgjidhej çështja e rrëshqitjeve.

Kur është fjala tek fillimi i punimeve të premtuara  në luginën e Lumëbardhit, rrugë e cila është më e rrezikshme në teritorin e Kosovës, Ministri dhe Kryetari propozuan një takim të përbashkët të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prizrenit me qëllim që të fillojnë me pimplementimin e projektit të premtuar.

Është shpalosur edhe problemi i Qendrës Familjare në Reçan për të cilin së shpejti do të gjindet zgjidhja.

Demiri dhe Haskuka kanë biseduar për lansimin e projekteve infrastrukturore të përbashkëta në dy  Komunat fqinjë, siq janë Prizren-Dragash dhe Prizren – Suharekësu.