logo

Takimi i Ministrit Demiri me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

Ministri i Zhvillimit Rajonal së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit të përgjithshëm z.Besim Kamberaj paraqitën para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal arritjet e deritashme prej themelimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe proritetet e ministries. Në takim është prezantuar që si ministri e re, MZHR ka punuar në vitin 2017 në  funksionalizimin e ministrisë, në hartimin e programeve dhe planeve për v.2018, si dhe për planifikimet e ardhshme. Në kuadër të planeve të MZHR-së janë edhe programet zhvillimore.
MZHR, bazuar në  mandatin që  ka për hartim të politikave për fushën e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, ka vendosur edhe prioritetet për këtë fushë, ku ndër prioritetet kryesore janë:

–  Zhvillimi rajonal i balancuar në pesë rajonet ekonomike;

–  Krijimi i vendeve te reja të punës përmes granteve;

–  Përmirësimi i infrastrukturës në komuna për zhvillim socio-ekonomik;

Programi i Zhvillimit Rajonal i cili është lansuar këtë vit, i dedikohet komunave ku do të përkrahen projektet e investimeve kapitale të komunave që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik dhe deri më tani janë pranuar rreth 6.5 mil € kërkesa për projekte.

MZHR, gjithashtu ka lansuar edhe programin për zhvillim rajonal të balancuar, i cili do të përkrah projektet e bizneseve të cilat gjenerojnë vende të reja pune në gjithë territorin e Kosovës.
Me qëllim që të pasqyroj një zhvillim të balasuar, MZHR do të planifikon, zhvillon treguesit dhe do të përgatit analiza për monitorimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, të cilat do t’i paraqiten Qeverisë edhe me raporte përkatëse.