logo

Zëvendës Ministrat znj. Magbule Shkodra dhe z. Esat Raci, pritën në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit

Ministria e Zhvillimit Rajonal, përfaqësuar nga dy Zëvendës Ministrat znj. Magbule Shkodra dhe z. Esat Raci, pritën në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit z. Refki Suma.

Zëvendës Ministrat znj. Shkodra dhe z. Raci, shprehën gadishmërinë për bashkëpunimin mes nivelit qendror dhe atij lokal, për implementimin e projekteve të ndryshme të cilat do të ngrisin mirëqenjen e qytetarëve të vendit.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok në mënyrë që të sigurohet një ambient që ofron zhvillimin e komunave të Republikës së Kosovës.