Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, dhe në kuadër të thirrjes publike për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, Organizata Jo-Qeveritare “PARKS” më 27 qershor 2025 realizoi në qytetin e Ferizajt aktivitetin “Vizioni Rajonal: Identifikimi dhe Stimulimi i Mundësive për Bashkëpunim”.
Gjatë këtij aktiviteti u analizuan potencialet për bashkëpunim në nivel lokal dhe u identifikuan sektorët dhe iniciativat që ofrojnë mundësi të veçanta për zhvillimin e të rinjve në rajon.
Në aktivitet mori pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Aridon Morina, i cili është gjithashtu përgjegjës për monitorimin e OJQ-ve.