Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJA PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-VE NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR”, OJQ “Small Development Business Center of Kosova” më datë 26 gusht 2025 realizoi aktivitetin me temën “Fuqizimi ekonomik i sipërmarrësve në rajonin qendror të Kosovës”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i pjesëmarrësve mbi procedurat e nevojshme për ushtrimin e një biznesi në Kosovë, motivimi i tyre për zhvillimin e sipërmarrjeve, si dhe theksimi i rëndësisë së marketingut në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve të tyre.
Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, z. Shani Hamitaga, i cili monitoron aktivitetet e OJQ-ve.
Ky aktivitet u zhvillua në fshatin Laplasellë – Graçanicë.