OJQ “Asociacioni i Gruas Femniae” organizoi me sukses aktivitetin dyditor me temën “Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse për Zhvillim Ekonomik”, i mbajtur në Prizren më 05 dhe 06 Korrik 2025, si pjesë e projekteve të mbështetura nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Qëllimi i aktivitetit ishte të fuqizojë gratë në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse përmes trajnimeve praktike, mentorimit dhe rrjetëzimit. Pjesëmarrëset patën mundësinë të ndajnë përvoja, të prezantojnë punimet artizanale dhe të diskutojnë për sfidat dhe zgjidhjet në biznes.