Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “ARDHMËRIA JONË” me datën 04.09.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Bashkpunimi i të Rinjeve me Ndermarrësit, prezentim Hartimin e Projekteve dhe Biznes Planeve”. Kjo temë trajtoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe ndërmarrësve si një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e ideve të reja inovative. Ku gjithashtu u theksua se plani i biznesit është një dokument strategjik që përshkruan objektivat e një biznesi, mënyrën e funksionimit, analizën e tregut, strukturën organizative, planin financiar dhe strategjitë e marketingut.
Në kuadër të këti projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Hashim Ibishi, ku i njejti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në ” Komunen e Prishtinës”.