Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri morri pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Menaxhimin e Financave Publike ku u diskutua për raportin vjetor të Auditimit të MZHR-së për v.2018.
Gjatë takimit me deputetët e Komisionit Parlamentar ministri Demiri ju përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me të gjeturat e evidentuara nga ZKA dhe sqaroi se MZHR tashmë ka hartuar dhe dorëzuar planin e veprimit për implementimin e rekomandimeve.
Edhe pse ministri e re, dhe v.2018 ishte viti i parë i funksionimit, MZHR ka pranuar një raport pozitiv nga Zyra Kombëtare e Auditimit për v.2018.