Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese Ferizaj nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– Digjitalizimi i arkivës së Komunës së Ferizajt”
Kryetari i komunës së Ferizajt ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve