Më datë 17.07.2024 Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku vizitoi komunën e Hanit të Elezit ku u takuan me kryetarin e komunës z. Mehmet Ballazhi.
Në këtë takim Zëvendësministri z.Tafarshiku u njoftua për se afërmi me procedurën e implementimit te projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, si dhe me objektivat për vitin e ardhshëm.
Gjithashtu pas takimit, z.Tafarshiku dhe z.Ballazhi vizituan edhe Terminalin e Hanit të Elezit si dhe kompanin "Alba Group", ku me pronarët diskutuam për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.