Sot më datë 27 janar 2025, znj. Refike Sulçevsi - Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në MZHR së bashku me stafin e saj, realizuan takim pune me znj. Fulya Aslan - shefe e Zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Gjatë takimit u diskutua lidhur me organizimin e një sërë programesh shkencore në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Gazi dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës, me temën: “Bashkëpunimi kulturor dhe historik në zhvillimin rajonal”, që do të realizohen mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Në këtë takim u theksuan mundësitë për mbështetjen e dy konferencave ndërkombëtare, që do të zhvillohen në Turqi dhe Kosovë, duke përfshirë dy panele të veçanta. Si hap fillestar, palët u pajtuan të përfundojnë detajet organizative dhe të vazhdojnë me mbështetjen e TIKA-s për finalizimin dhe zbatimin e këtyre aktiviteteve.