Me dt. 23.01.2025 Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar me takimin e radhës për draftimin e dokumenteve nismëtare për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal, të cilat janë obligime ligjore nga Ligjin Nr. 08/L-190 për Zhvillim Rajonal të Balancuar, neni 16 dhe 17.
Gjatë takimit kontributi të çmuar dhanë të gjithë pjesëmarrësit me qëllim që dokumentet në fjalë të jenë sa më të përmbajtësore, duke e marrë për bazë rolin dhe rendësin e këtyre Qendrave në të ardhmen.
Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku, Udhëheqësi i Divizionit Ligjor në MAPL z. Xhevat Tafa, Udhëheqësja e Divizionit Ligjor znj. Shkëndije Dinaj, Drejtorët Ekzekutiv të pesë AZHR-ve si dhe përfaqësuesit e tjerë të MZHR-së.