Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafashiku, nga data 03 deri më 05 Prill 2025 realizoi vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Gjatë vizitës treditore z. Tafashiku realizoi takime me Ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi znj. Ariana Zhegra, Kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Genci Nimanbegu si dhe me drejtues të tjerë të institucioneve lokale.
Gjate takimeve zëvendësministri prezantoi projektin e përbashkët Kosovë - Shqipëri “Tregu i Përbashkët Shqiptar” i cili do të implementohet në Gjakovë-Morinë, si dhe diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi si dhe përfshirjen e produkteve specifike tradicionale të trevave shqiptare në këtë treg të përbashkët.
Zëvendësministri z.Tafashiku gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi ishte i shoqëruar nga z. Shani Hamitaga -Udhëheqës i Divizionit për Zhvillimin dhe Koordinimin e Nismave Rajonale në MZHR.