Sot, më datë 01 korrik 2025, në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2025–2027 Masa 1, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Rahovecit kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit:
“Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në lagjen e Komuniteteve.”
Marrëveshja është nënshkruar nga Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z. Elldin Uglari, dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Programi PZHRB 2025–2027 synon përmirësimin e infrastrukturës bazë, forcimin e kapaciteteve komunale dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët në të gjitha rajonet e vendit.
Përmes këtij projekti, Komuna e Rahovecit do të përfitojë investime të drejtpërdrejta që pritet të kenë ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin lokal, duke kontribuar në barazimin e mundësive dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj komune.