Më datë 29 dhe 30 shtator 2025, përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Zv.Minstri z.Elldin Uglari dhe UD.Sekretraja Znj. Refike Sülçevsi, së bashku me bashkëpunëtorë nga Ministria në fjalë, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Agroturizmi Mesdhetar si Mjet për Turizmin dhe Zhvillimin Lokal dhe Regjional në Komunitetet EUSAIR”, e zhvilluar në qytetin Bari, Itali.
Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, autoritete vendore, akterë të sektorit privat, organizata të shoqërisë civile si dhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët u bashkuan për të ndarë përvoja dhe praktika të mira mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Në qendër të diskutimeve qëndroi agroturizmi mesdhetar, i konsideruar si një mjet i fuqishëm për të forcuar ekonominë lokale, për të ruajtur trashëgiminë kulturore e mjedisore dhe për të nxitur qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale.
Pjesëmarrësit theksuan rolin e agroturizmit në krijimin e mundësive të reja të punësimit, në promovimin e produkteve vendore dhe rritjen e atraktivitetit turistik të zonave më pak të zhvilluara. Po ashtu, u vu në pah rëndësia e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Strategjisë së EUSAIR-it, si një hapësirë që mundëson koordinim, shkëmbim njohurish dhe implementimin e projekteve të përbashkëta për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të zhvillimit turizmit mesdhetar.