Më datë 06 deri më 08 nëntor 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), në mbështetje me UN-Habitat Kosova, ka mbajtur punëtorinë tre-ditore me temën “Hartimi i Planit të Veprimit 2026–2028 dhe Rishikimi i Planit të Integritetit të MZHR-së.”
Më datë 06 nëntor 2025 Punëtoria u hap nga Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z. Ali Tafarshiku dhe UD.Sekretarja e Përgjithshme znj. Refike Sulçevsi, të cilët theksuan rëndësinë e planifikimit të integruar dhe koordinimit ndërinstitucional në përmirësimin e efikasitetit të politikave zhvillimore dhe forcimin e integritetit institucional si dhe nga znj.Sulçevsi u prezantua agjenda per tre ditët e Puntorisë.
Në të njejten ditë znj. Qefsere Bajrami- Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Socio-Ekonomike Rajonale, prezantoi rishikimin e Planit të Integritetit të MZHR-së.
Më datë 07 nëntor 2025 puntoria vazhdoj me Planin e veprimit 2026-2028 të Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030.
Hapjen e kësaj dite e bëri znj. Refike Sulçevsi U.D Sekretare e Përgjithshme në MZHR.
Ndërsa znj. Erlina Llabjani- Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Politikave, prezantoi metodologjinë për hartimin draft Planit të Veprimit 2026–2028.
Kontribut të veçantë dha edhe z. Venhar Nushi nga Zyra për Planifikim Strategjik, me theks në përafrimin e objektivave strategjike dhe indikatorëve të matjes së rezultateve.
Përfaqësuesit e UN-Habitat Kosova, znj. Besnike Kocani dhe z. Sami Stagova, ofruan mbështetje profesionale përmes prezantimeve mbi trendet evropiane të zhvillimit rajonal dhe praktikat e mira për qeverisje të qëndrueshme.
Më datë 08 nëntor dita përmbyllëse, u shqyrtuan komentet finale për rishikimin e Planit të Integritetit dhe u përcaktuan hapat e ardhshëm për finalizimin e Planit të Veprimit 2026–2028.
Në punëtori morën pjesë z. Muaz Kazazi, Këshilltar i Ministrit, drejtorët e departamenteve z. Ylber Çitaku, znj. Arta Ahmeti Xhylani, znj. Shyhrete Kastrati, z.Arbnor Sadiku si dhe anëtarët e grupeve punuese, të cilët dhanë kontribut aktiv në diskutime dhe në përgatitjen e dokumenteve strategjike.
MZHR mbetet e përkushtuar në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, forcimin e integritetit institucional dhe zbatimin efektiv të politikave zhvillimore në të gjitha rajonet e vendit.



